Futboll

Drita sërish i del para luksemburgasëve që i mposhti në Champions League

 

Pas eliminimit nga UEFA League, Drita sërish do të takohet5 me skuadrën nga Luksemburgu Differdange 03, të cilën në dy ndeshje e kishte mposhtur në kuadër të Champions League.

Drita e ka mposhtur vetëm këtë kundërshtar këtë vit në Evropë, duke e bërë në dy ndeshje dhe tashti me një fitore eventuale do të futej në fazën e grupeve në Conference League.

Pas një jave ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë, duke udhëtuar më pas për në Luksemburg.

Te Drita është e sigurt se do të mungojnë Mesa I lënduar dhe Rron Broja, që sonte u ndëshkua me karton të kuq. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like