Futboll

Ramadani: Na pret një ndeshje e vështirë

Para ndeshjes me Differdange 03, Zekiria Ramadani, kryetrajner i Dritës deklaroi:

“E dimë që na pret një ndeshje ndaj një kundërshtari të njohur ku jemi përballeur në raundin e parë të Ligës së Kampionëve”.

“Differdange është kundërshtar shumë i vështirë për t’u depërtuar në mbrojtje. Duhet të kemi durim dhe qasje profesionale si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ata nuk lënë hapësira, por ne duhet të insistojmë, të këmbëngulim dhe të jemi më ofensivë”.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do të udhëtonim me një epërsi, qoftë edhe minimale, sepse atëherë ata do të detyroheshin të hapeshin, por mbi të gjitha nuk duhet të pranojmë gol. Kjo është shumë me rëndësi, duhet të jemi racionalë para portës kundërshtare”.

“Nuk kërkoj lojë të bukur, kërkoj rezultat. Epërsia këtu do të na ndihmonte shumë atje”,

You Might Also Like