Futboll

Një Vllazni krejt tjetër në Superligë

Vllaznia e Pozharanit nën udhëheqjen e trajnerit Sallah Sherifi sivjet ka bërë historinë duke u inkadruar në Superligën e Kosovës në Futboll. Nuk kanë kaluar as dy muaj e Sallah Sherifi nuk është më kryetrajner i Vllaznisë, sikurse që në Vllazni të Pozharanit nuk janë më as shumica nga lojtarët që bënë historinë. Kryetrajneri dhe dhjetë lojtarë që janë larguar e bëjnë Vllazniën një ndër ekipet që do të pësojë më së shumti ndryshime në përbërje, kurse se a është hap i qëlluar ky do të shihet në kampionatin që është në prag.

Mirëpo, kryesia e Vllaznisë nuk ka ndenjur duarkryq, ngase menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e Sallah Sherifit e ky është Bekim Isufi, trajner që ka përvojë në disa ekipe kosovare, derisa fondi i lojtarëve është pasuruar me shumë emra të njohur, janë 14 lojtarë që ka angazhuar ekipi i Vllaznisë.

You Might Also Like