Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Nder i veçantë të jem në Cërnicë

Mikpritje fantastike në ambientin e kandidatit tonë Fitim Musliut,

Nder i veçantë të jem në Cërnicë, në konakun e Fitim Musliut, kandidatit tonë në listën për Asamble Komunale.

✅ Fitim Musliu është një djalë jashtëzakonshëm i qytetit, njeri i përkushtuar ndaj së mirës publike dhe njohës i veçantë i profesionit të tij.

Mikpritja e familjes Musliu dhe vullneti për ndryshim i qytetarëve të Cërnicës tregojnë qartë se ndryshimi ka nisur dhe se besimi për një qeverisje të re po rritet çdo ditë.

🙏🏼Faleminderit nga zemra për përkrahjen, për idetë, për guximin që po na e jepni!

Cërnica do të ketë zërin e vet të fuqishëm në Asamble Komunale dhe bashkë me Fitimin do ta jetësojmë vizionin për Gjilanin e ri.

Faleminderit familja Musliu dhe Cërnica.

🤝🏽Jemi bashkë në betejën tonë për bashkëqytetarët.

You Might Also Like