Që në nismë të ndeshjes, Drita zhvilloi një lojë sulmuese dhe pati rast të shënojë nëpërmjet Arb Manaj, i cili madje në minutën e 17, pas një parabolimi që i bëri me kokë portierit. Pas rasteve të huqura Dienit Isufi, ish-lojtar i Dritës.
Mirëpo, shumë shpejt në minutën 23, pas një aksioni të zgjatur ishte Abaza jai që u fut në brendi dhe gjuajti, portieri Markono e dëboi topin shkurtazi deri te Balaj, i cili gjuajti me të parën dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1:1.
Në miniutën 35, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Ajzerajt, Pëllumbi nga afërsia gjuajti me kokë në portën e zbraztë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Në minutën e fundit, Drita sërish nuk pati fat, ngase topi në vend që të futet në rrjetë u përplas për shtylle.
Drita erdhi në epërsi në minutën 54, kur Balaj nga e djathta harkoi në brendi e Manaj me kokë nga afërsia qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portës së Dukagjinit për rezultatin 2:1.
Në minutën 85, pas një gabimi të madh të portierit Markono, Salifu Ibrahim në vend të portës së zbraztë qëlloi shtyllën, mirëpo menjëherë në aksionin vijues ishte Saifu Ibrahim që nga një pozitë shumë e mirë, me gjuajtje për tokë ia doli që të shënojë për 3:1.