Me kryesimin e Kryetarit Sokol Haziri, e me pjesëmarrje të nivelit qendror të Nënkryetarit Smajl Latifi, sekretarit të përgjithshëm Avni Arifi, Albulena Kokollari, Lindije Vranovci Matoshi e Kushtrim Xhemaili, u theksua nevoja e komunikimit me bazën nëpër komuna dhe informomimi për gjendjen e rëndë politike e ekonomike në vend e sidomos stagnimi dhe injorimi i qeverisjes nga niveli qendror.
Aleanca është shembulli më i mirë se si qeverisen komunat duke parë zhvillimin e tyre praktik në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimin e një infrastrukture që ndikon në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe malllrave.
Gjatë takimit u diskutua për planet dhe projektet që janë urgjente për Gjilanin e Anamoravën duke pasë parasysh edhe lidhjen me Preshevën, Bujanocin e Medvegjën si përkujdesje për bashkëkombasit tanë në këto treva.



