Gjilan

Alban Hyseni falënderon votuesit

Të dashur qytetarë të Gjilanit, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe të gjithë ju përkrahës që na votuat masivisht më datë 12 tetor.

Falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen e madhe gjatë katër viteve të mandatit tonë të parë, e gjithashtu edhe për një fushatë fantastike, dinjitoze, pa ofendime dhe me shumë takime në çdo lagje e fshat të Gjilanit tonë.

Përkrahja e madhe nga qytetarët e vendit tim dhe mërgata që na ka votuar përmes postës, dhe duke ardhur në Kosovë ditën e zgjedhjeve, është nder e përgjegjësi e madhe për mua dhe Lëvizjen.

Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë është fuqia e madhe që ka triumfuar në secilën garë, e me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe më tutje BASHKË me secilin prej jush.

Faleminderit nga zemra.
Vazhdojmë BASHKË!

You Might Also Like