Viti

Kryetari Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in gjerman

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Shkëlqim Dacin, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman si dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë këtij takimi ata pos që kanë bashkëbiseduar rreth një projekti të përbashkët të GIZ dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për digjitalizimin e të dhënave, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe të GIZ-it Gjerman.

Suzana Goranci, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëri me dije se për shkak të reformave që kanë ndodhur në Planifikimin Hapësinor secila komunë është obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si harta zonale dhe Planinin Zhvillimor Komunal të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ka nderin që të punoj në këtë fushë me GIZ-in Gjerman dhe ministrinë përkatëse dhe u zotua se komuna e Vitisë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin me ligjet në fuqi. Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman tha se ata janë në proces të përzgjedhje së një kompanie profesionale e cila do të ndihmoj komunat përfitues në përgatitjen e data bazave por do të japin edhe këshilla të tjera profesionale.Aziz Zuka

You Might Also Like