Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) po habitë Evropën me formën e saj fantastike në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.
Pas triumfit në ndeshjen e parë kundër Moldavisë, vajzat e udhëhequra nga përzgjedhësja Sanije Krasniqi kanë dhuruar një tjetër spektakël, këtë herë duke shkatërruar Azerbajxhanin me rezultat 6:0 në ndeshjen e zhvilluar në Moldavi.

Dardanet e reja dominuan ndeshjen nga minuta e parë deri në fund, duke treguar qartësisht epërsi teknike dhe taktike.
Anisa Meha ishte ylli i ndeshjes me dy gola (8’ dhe 57’ nga penalltia), ndërsa Reina Halili, Jonida Godeni (33’), Krenare Kelmendi (34’) dhe Ema Maliqi (48’) vulosën një fitore historike për Kosovën U17.

Pas ndeshjes, përzgjedhësja Sanije Krasniqi nuk fshehu krenarinë për vajzat e saj:
“E dominuam kundërshtarin në çdo aspekt të lojës. Vajzat treguan pjekuri, disiplinë taktike dhe efikasitet të lartë. Jam e lumtur që të gjitha morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre. Tani fokusi është te ndeshja kundër Uellsit, do të kërkojmë maksimumin për ta siguruar kualifikimin”, tha Krasniqi.
Dyshja golashënuese Anisa Meha, e cila po shkëlqen në këtë turne, foli me emocion pas ndeshjes:
“Luftuam me zemër për njëra-tjetrën. Jam e lumtur për dy golat, por më e lumtur për mënyrën si luajti ekipi. Ishim më të qeta dhe më efikase. Tani mendojmë vetëm për fitoren ndaj Uellsit”.
Tashmë, përballja e fundit Kosovë–Uells do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila kombëtare do të përfundojë e para në grup dhe do të marrë biletën për fazën tjetër të kualifikimeve.

Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) po habitë Evropën me formën e saj fantastike në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.
Pas triumfit në ndeshjen e parë kundër Moldavisë, vajzat e udhëhequra nga përzgjedhësja Sanije Krasniqi kanë dhuruar një tjetër spektakël, këtë herë duke shkatërruar Azerbajxhanin me rezultat 6:0 në ndeshjen e zhvilluar në Moldavi.

Dardanet e reja dominuan ndeshjen nga minuta e parë deri në fund, duke treguar qartësisht epërsi teknike dhe taktike.
Anisa Meha ishte ylli i ndeshjes me dy gola (8’ dhe 57’ nga penalltia), ndërsa Reina Halili, Jonida Godeni (33’), Krenare Kelmendi (34’) dhe Ema Maliqi (48’) vulosën një fitore historike për Kosovën U17.

Pas ndeshjes, përzgjedhësja Sanije Krasniqi nuk fshehu krenarinë për vajzat e saj:
“E dominuam kundërshtarin në çdo aspekt të lojës. Vajzat treguan pjekuri, disiplinë taktike dhe efikasitet të lartë. Jam e lumtur që të gjitha morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre. Tani fokusi është te ndeshja kundër Uellsit, do të kërkojmë maksimumin për ta siguruar kualifikimin”, tha Krasniqi.
Dyshja golashënuese Anisa Meha, e cila po shkëlqen në këtë turne, foli me emocion pas ndeshjes:
“Luftuam me zemër për njëra-tjetrën. Jam e lumtur për dy golat, por më e lumtur për mënyrën si luajti ekipi. Ishim më të qeta dhe më efikase. Tani mendojmë vetëm për fitoren ndaj Uellsit”.
Tashmë, përballja e fundit Kosovë–Uells do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila kombëtare do të përfundojë e para në grup dhe do të marrë biletën për fazën tjetër






