akimet me stafin tonë shëndetësor janë tejet të veçanta, pasi këta profesionistë janë çdo ditë në vijën e parë të përkujdesjes për shëndetin e qytetarëve tanë.
Përkushtimi i tyre është i jashtëzakonshëm, andaj sot diskutuam për sfidat e përditshme dhe për mënyrat konkrete se si do të vazhdojmë t’i mbështesim në punën e tyre.
Ju jemi përzemërsisht falënderues për profesionalizmin dhe angazhimin që gjithmonë tregoni.

Shkëlqim Miftari është i riu që e ka ngritur lart emrin e Gjilanit me arritjet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Me kënaqësi e vizituam qendrën “Tek Workout”, ku Shkëlqimi na tregoi për përkushtimin dhe disiplinën që e kanë çuar drejt sukseseve.
Ai ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për “archer push-ups” dhe numëron edhe çmime të tjera vendore dhe ndërkombëtare. E përgëzova për këto arritje të mëdha dhe i urova suksese të reja në këtë rrugëtim frymëzues.

Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam qendrën “Avedo”, një ndër qendrat më moderne të thirrjeve në Gjilan.
Drejtuesit e kësaj qendre na treguan për mënyrën se si po zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke krijuar mundësi të reja pune për shumë të rinj të Gjilanit, të cilët po tregojnë aftësi dhe profesionalizëm.
Shembuj të tillë janë dëshmi fantastike se Gjilani ynë ka potencial, energji dhe rini inovative.