Faton Maloku, njëri prej portierëve më të mirë në Superligën e Kosovës në Futboll, falë cilësive të tija të treguar në kampionatin elitar në Kosovë dhe në garat evropiane, ka bindur përzgjedhësin Franco Foda, që ta ftojë në përfaqësuesen e Kosovës.
Franco Foda për disa ndeshje me radhë e kishte parë nga afër Malokun dhe formën e tij. Së fundi ai është parë të ketë përcjellë ndeshjen Drita – Omonia në kuadër të Europa Conference League, ku Maloku pati një paraqitje të shkëlqyeshme, gjë të cilën e ka dëshmuar shumë herë sivjet.
Tashti, skeletori Franco Foda ka përzgjedhur katër portierë në përfaqësuese. Pos Malokut, vend për të qëndruar në portën e Kosovës konkurrentë janë edhe Arianet Muriq, Amir Shaipi e Visar Bekaj. /kryelajmi.com/.







