Vjeshta letrare e Gjilanit
më 6 dhjetor 2025, ora 12:00
Me romanin e ri të Sabile Keçmezi – Bashës, “45 LETRA PËR MARTINËN”, ( një biografi romanore për babain tim)
Romani më i ri i Sabile Keçmezi- Bashës, “45 letra për martinën”, i cili paraqet një biografi romanore për babain e autores, është botuar kohë më parë nga sh.b. ROZAFA e cila drejtohet nga shkrimtari gjilanas që jeton në Prishtinë, Ramadan Mehmeti dhe, është mbështetur financiarisht nga MKRS-ja , përmes Departamentit për kulturë dhe në propozim të Këshillit të librit.
Për librin pritet të flasin, botuesi Ramadan Mehmeti, prof dr. Faik Shkodra, Prend Buzhala e Donjetë Kryeziu si dhe autorja Sabile Keçmezi – Basha.
Veprimtarinë letrare do ta drejtojë Kaltrinë Berisha, ndërsa fragmente nga romani do të lexojnë, Linditë Ramushi Dushku dhe Vigjilent Kurti.
Organizatori i “Vjeshtës letrare…” të Gjilanit, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe biblioteka e qytetit, ftojnë krijuesit dhe artdashësit nga kjo pjesë e Kosovës Lindore që të bëhen pjesë e këtij akti përurues.
K. Rexha/ Ars Clubi “Beqir Musliu





