Klubi i Xhudos Gjilani e ka përmbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shkëlqyer në garat e mbajtura në Pejë.
Me vetëm dy garues në këtë turne, klubi gjilanas arriti të fitojë dy medalje të rëndësishme.
Lajmin për këtë sukses e ka bërë të ditur Ibrahim Hasani, kryetrajner i Klubit të Xhudos Gjilani.
Bardh Maliqi është shpallur Kampion i Kosovës (vendi i parë), ndërsa Rilind Sylejmani ka fituar titullin Nënkampion i Kosovës (vendi i dytë).
Garuesit e KJ Gjilani e përfaqësuan klubin me dinjitet, duke e mbyllur me sukses garën e fundit për këtë vit.
Këto rezultate janë dëshmi e punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe profesionalizmit gjatë gjithë sezonit garues.
Klubi i Xhudos Gjilani e përfundon vitin me krenari, ndërsa puna dhe përgatitjet vazhdojnë edhe më tej, kanë theksuar drejtuesit e klubit.




