Futboll

Adonit Ahmeti dhe Leart Kërqeli përforcojnë KF Kikën

Adonit Ahmeti dhe Leart Kërqeli janë lojtarët e ri të KF Kikës nga Hogishti.

Të dy talentët gjilanas kanë pasur sukses gjatë gjysmë-sezonës së parë në Superligën e Kosovës U21. Adonit Ahmeti luan si mbrojtës i krahut të djathtë, karakterizohet me shpejtësi, fuqi dhe agresivitet. Një mbrojtës i pakalueshëm dhe vrapues i madh. Leart Kërqeli luan si sulmues i krahut që karakterizohet me driblimet e tij, shpejtësinë dhe goditjet e fuqishme. Vlen të ceket se Kërqeli ka debutuar me Gjilanin në Albi Mall Superliga kundër Prishtinës së Re.

You Might Also Like