Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë marrë pjesë në ngjarjen përmbyllëse e të programit të trajnimeve mbi Edukimin Medial, i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e implementuar nga Action for Democratic Society (ADS)/hibrid.info.
Kjo ngjarje është mbajtur në Tech Park Prishtina dhe përfaqësoi kulmin e ciklit të trajnimeve, kurse gara u zhvillua në formën e një gare ndërshkollore, e cila u xhirua dhe do të transmetohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), si dhe u ndoq nga përfaqësues të nivelit të lartë institucional, përfshirë edhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian.
Në këtë aktivitet nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” morën pjesë ambasadorët e përzgjedhur nga shkolla: Ina Geci, Olt Hoxha, Donike Ademi, Laidë Ismaili dhe Zerina Ismajli, bashkë me këshilltarin për karrierë Enver Rexhepin, të cilët përfaqësuan shkollën si ekip në një sfidë praktike njëditore që vlerësoi aftësitë e tyre të mendimit kritik dhe punës në ekip. Kuizi ishte i bazuar në përmbajtjen e përdorur gjatë trajnimeve muaj më parë në shkollën tone ku kishin marrë pjesë 12 profesorë dhe mbi 13 nxënës.
Programi i aktivitetit përfshiy dy faza kryesore:
• Niveli 1 (paradite): Sfidat praktike për të gjitha ekipet pjesëmarrëse
• Niveli 2 (pasdite): Finalja me 6 ekipet më të mira dhe ceremonia e ndarjes së certifikatave
Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, ndërsa me Çmimin e Mirënjohjes për Performancë të Shkëlqyer u nderua Shkolla “Sami Frashëri” nga Prishtina.





