Gjilan

Kryetari Hyseni priti drejtorin e Agjencisë Kadastrale, bisedojnë për rindërtimin e Kadastrit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit.
Po ashtu në takim është biseduar për përfitimet e gjilanasve nga një prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit.
Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.
Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në pjesë të caktuara të qytetit dhe zona kadastrale si: Gjilan 1 – Arbëria 1 dhe 2, Gjilan 2 – Dheu i Bardhë, pastaj zonat kadastrale Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan.
Po ashtu u bisedua dhe për zhvillimet e fundit për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, të cilat më herët ofroheshin vetëm në formë fizike, e të cilat po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit institucional dhe në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet publike.

You Might Also Like