Gjilan

Takim për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës së Preshevës

Takim për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës së Preshevës

Koordinatori i Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Komunën e Gjilanit, Enver Haziri, ka takuar drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Kamenicës, Arlindë Sejdiu.

Në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe për krijimin e lehtësirave në procedurat administrative për qytetarët e Luginës së Preshevës në procesin e fitimit të shtetësisë së Republika e Kosovës.

Gjithashtu u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për t’ua mundësuar qytetarëve të Luginës qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në procedurat përkatëse.

You Might Also Like