ARSIMI

Nderohen me mirënjohje nxënësit që morën pjesë në “Javën e Frankofonisë”

Në javën e fundit të muajit mars, në Kosovë është mbajtur “Java e Frankofonisë”, kurse për këtë vit nikoqir i kësaj jave ka qenë qyteti i Gjilanit.

Ndër aktivitetet e shumta që janë mbajtur gjatë kësaj jave në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës është mbajtur aktiviteti “Më thoni dhjetë fjalë për botën që po vije” nga nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe atij Shoqëror “Zenel Hajdini”, të udhëhequr nga mësimdhënësit e gjuhës frënge Sami Selishta dhe Tahir Dalipi.

Pas mbajtjes së suksesshme të këtyre aktiviteteve, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është organizuar një pritje për nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës, të cilët janë nderuar me nga një mirënjohje nga drejtori i shkollës, Bekim Mustafa.

“Me paraqitjet tuaja na kenë bërë krenarë, kurse programi që keni shfaqur është përlqyer nga të gjithë”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ngjashëm është shprehur edhe Agim Asllani, zëvëndësdrejtor që ka theksuar se nga një mirënjohje për të gjithë është më e pakta që mund të bëjë shkolla.

Në ngjarjen ku kishte marrë pjesë edhe Edouard Mayoral, këshilltar për bashkëpunim edukativ dhe kulturor i ambasadorit të Francës në Kosovë Olivier Guérot si dhe Jeton Rexhepi, drejtor i Arsimit në Gjilan,në pjesën artistike nga prezantuesja Alba Zeneli janë paraqitur pjesëmarrësit: Cinéma Paradiso – Zana Abasi me flautë, Voilà – që e këndoi More Rexhepi, Les ombres d’un future sidéral që e recitoi Dea Veseli, Zanë Këqiku këndoi këngën Love Story, pjesën teatrale “L’ombre du continuum”, ku luajtën Ina Geci, Laisa Azemi, Edin Huruglica, Engjëll Dalipi, Lina Bislimi, More Rexhepi, Zerina Ismajli, Donikë Ademi, Atikë Salihu, Ajsin Sahiti dhe Tahir Dalipi.

Më pas këngën “Mon amour” e këndoi Earta Gjinolli, poezinë “Les chiens abandonés” e recitoi Zanë Këçiku dhe për fund u paraqit Lisiana Kryeziu me këngën “Dernière danse”.

Të gjithë këta pjesëmarrës janë shpërblyer me nga një mirënjohje nga drejtoria e shkollës.

You Might Also Like