Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”.
Vlera e këtij projekti është 3.3 milionë euro dhe do të krijoi kushte moderne për nxënësit e mjekësisë.
Kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni, tha se dita sot nisi në terren.
Ai tregoi se bashkë me drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi, drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, si dhe partnerët tanë nga Islamic Relief Kosova, vizituan punimet që po vazhdojnë me intensitet të lartë në objektin e ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”.
“Ky projekt madhor prej 3.3 milionë eurosh, që po jetësohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Islamic Relief, është dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte moderne për profesionistët e ardhshëm shëndetësorë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se investimi në infrastrukturën shkollore është investim në të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës.





