Sportet me dorë

KV Drita mposhti Pejën dhe prek finalen

Volejbollistët e Dritës kanë mundur Besën e Pejës në gjysmëfinale dhe kanë prekur finalen e madhe, ku i pret njëri nga kundërshtarët Ferizaj apo Luboteni.

Djemtë e KV Drita në ndeshjen e luajtur në Palestrën „1 tetori“ në Prishtinë treguan karakter, forcë dhe shpirt kampioni, duke mposhtur KV Peja me rezultat bindës 3-1 në sete në gjysmëfinale!

Ishte një ndeshje e luftuar, por Drita dëshmoi se i takon finalja me lojë të organizuar, energji të jashtëzakonshme dhe përkushtim deri në pikën e fundit!

Tani sytë janë drejt finales së madhe!

Nesër KV Drita e pret beteja vendimtare kundër fituesit të çiftit Luboteni – Ferizaj.

You Might Also Like