Mu atëherë kur po duhet të fitojë, Gjilani po dështon. Kjo i ndodhi edhe sonte në ballafaqim me Prishtinën, kur e kishin epërsinë, e kishin një lojtar më shumë në fushë, por epërsinë mundën t’a ruajnë vetëm disa sekonda, njëjtë siç bënë para një jave edhe me Dukagjinin, kur barazuan në kohën shtesë e pranuan gol pas disa sekondash.
Deri te shënimi i golave, Prishtina dy herë qëlloi shtyllën, një herë në pjesë të parë me Bllacën e herën e dytë kur gjuajtën pak më anash në pjesëlojën e dytë dhe kur topi sërish u përplas për shtylle.
Gjilani ia doli që të shënojë në pjesëlojën e dytë, në minutën 58 me Jaroviqin, por goli u anulua pas rishikimit në sistemin VAR.
Nuk shkoi shumë kohë dhe në minutën 60 në zonë me dorë luajti mbrojtësi i Prishtinës, Mamengi, gjyqtari Genc Nuza sërish shikoi VAR-in dhe tashti Mamengin e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, kurse për Gjilanin dha penalty.
Jaroviq gjuajti në mes të portës, kurse portieri Gjokaj i Prishtinës u hodh në të djathtë dhe topi u fut në rrjetë.
Menjëherë pas golit të shënuar, Gjilani është kthyer në mbrojtje dhe menjëherë pësoi pasi që Bllaca shënoi për të barazuar në 1:1.
Me një lojtar më shumë në fushë e dominoi ndeshjen dhe pati rast shumë të mirë me Akpan, i cili ishte i vetmuar, por nuk ia doli të shënojë. /kryelajmi.com/.



