Gjilan

LDK e Gjilanit ngushëllon familjen Ramabaja

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramabaja me rastin e ndarjes nga jeta të Kadri Ramabajës.

“E nderuara familje Ramabaja,

Me pikëllim mora lajmin, për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, bashkëqytetarit tonë të respektuar, veteranit të arsimit dhe aktivistit tonë të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kadri Ramabaja.

Mësuesi Kadri krejt jetën ia kushtoi arsimit duke edukuar shumë breza të cilët sot janë profesionistë të jashtëzakonshëm të fushave të ndryshem.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por kujtimi për kontributin e tij për mbajtjen gjallë të arsimit shqip, veçanërisht në një kohë të pakohë, do të jetë i përjetshëm.

E sot, kur për herë të fundit ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë, dhe ti kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen, vendin si dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e ish nxënësve të tij dhe dashamirëve të familjes Ramabaja.

Qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik.”

1 nëntor 2026

You Might Also Like