Drejtoria ir Administratës, Elbasan Shabani, ka prit në takim drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti.
“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe koordinimi institucional, me fokus në përmirësimin e menaxhimit të dokumentacionit dhe arkivave komunale”, tha drejtori Shabani.
Sipas tij gjatë diskutimit me iniciativë të përbashkët u dakorduam për nevojën e formimit të një komisioni të posaçëm për arkivat komunale, i cili do të merret me evidentimin klasifikimin dhe sistemimin e materialeve arkivore, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.
“Po ashtu u theksua rëndësia që dokumentet dhe materialet që nuk kanë më vlerë administrative apo ligjore, të trajtohen në mënyrë të rregullt përmes procedurave të parashikuara për asgjësimin e tyre”, tha drejtori i Administratës.





