Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi.
“Kisha një takim shumë konstruktiv dhe pozitiv, ku diskutuam për zhvillimin dhe avancimin e projekteve sportive në Komunën e Gjilanit”, tha Huruglica.
Ai tregoi se janë dakorduar për rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të projekteve të nisura, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve të reja.
“Mbështetja institucionale nuk do të mungojë për Gjilanin, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive, në shërbim të të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi”, tha drejtori i Zhvillimit Ekonomik.





