Drita ka shënuar një fitore minimale ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 me golin që është arritur shumë vonë, por që ka qenë i mjaftueshëm për fitore dhe shtimin e dallimit në pikë ndaj Ballkanit në tetë, i cili ndeshjen e vet do t’a luajë të enjten.
Prishtina ka patur një paraqitje shumë të mirë dhe ka qenë shumë e rrezikshme në disa raste, duke qëlluar edhe shtyllën në pjesëlojën e dytë, por pa ia dalë që të shënojë.
Momenti i kyç i ndeshjes ndodhi në minutën 83, kur pas një shpërthimi nga e majta Balaj gjeti në anën e kundërt Blerim Krasniqi, i cili u përvodh me mjeshtri dhe nga afërsia shënoi me urti.
Gjyqtari ka dhënë gjashtë minuta lojë shtesë, por Drita diti të ruajë epërsinë deri në fund./kryelajmi.com/




