Postimi i plotë i Lutfi Hazirit
Kurti e përjashtoi Gjilanin nga investimet këto gjashtë vite, por përse i përjashtoi edhe kuadrot?!
Në gjashtë vitet e fundit, Gjilani është përjashtuar me lehtësi të padurueshme nga projektet zhvillimore nga ana e qeverisë Kurti.
Por, përse u desh që t’i përjashtojë edhe kuadrot?!
Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur.
Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash.




