Futboll

KF Vllaznia drejt Ligës së Parë

Vllaznia e Pozharanit nuik ka të ndalur edhe sot si mysafir fitoi në Dumosh
Fitore e rëndësishme : 1:3 për skuadrën e Vllaznisë, drejt Ligës së Parë

Ndeshja e zhvilluar në Dumosh të Podujevës përfundoi me një paraqitje shumë të mirë të skuadrës së Vllaznisë, e cila arriti të marrë një fitore të merituar me rezultat 1:3. Ekipi tregoi lojë të organizuar, disiplinë dhe vendosmëri gjatë gjithë takimit.

Golashënuesit për Vllazninë ishin Zgjim Mustafa, Albunit Halabaku dhe Etnik Bislimi, të cilët vulosën këtë sukses të rëndësishëm.

Kjo fitore e afron edhe më shumë skuadrën e Vllaznisë drejt objektivit madhor – Ligës së Parë, duke rritur besimin dhe motivimin për sfidat e ardhshme.
.Aziz Zuka

You Might Also Like