
Për zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca, kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë, pritje të përzemërt gjetëm në familjen Salihu, në Livoç të Epërm.
Kryetari Alban Hyseni në fjalën e tij i falënderoi familjen Salihu për mikpritjen dhe mbështetjen për Lëvizjen dhe kandidatët tanë.
Në takim na nderoi me praninë e tij, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, i cili foli për përgatitjet për një tjetër fitore të qytetarëve dhe vendit, edhe më të madhe se ajo e dhjetorit, sepse me Lëvizjen fitojnë të gjithë, fiton shteti për krejt. “Kosova duhet të vazhdojë rrugën përpara, pa bllokada, pa kthim mbrapa dhe pa ndërprerje të punëve që kanë nisur këto vite”, tha zëvendëskryeministri Konjufca.
Për rëndësinë e mobilizimit këto ditë dhe zotimet e programin qeverisës folën edhe kandidatët tanë për deputetë.
Vullneti i banorëve në Livoç të Epërm është dëshmia më e mirë se rezultati i 7 qershorit do ta rilegjitimojë mandatin e ri të punës, mirëqenies dhe zhvillimit të hovshëm për vendin tonë.
Më 7 qershor, numrit 116, qitjani pikën.

Lagjja e Tetë na e konfirmoi edhe njëherë, mbështetjen e palëkundur të banorëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Më entuziazëm për fitore u pritën zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë.
Lagjja e Tetë ia qesin pikën shtetit për krejt te numri 116.






