Gjilan

Apelon Lutfi Haziri: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë

Gjilan, 13 qershor 2019 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar të gjithë qytetarët që që e kanë shëndetën e mirë që të japin gjak të premten, në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.

“Të premten, së bashku me stafin tim, do t’i bashkangjitemi aksionit për dhurimin e gjakut, pikërisht në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut. Apeloj tek të gjithë ata që kanë mundësi që të dhurojnë gjak sepse nuk ka gjë më humane. Në këtë mënyrë, ju mund të ndikoni që t’ia shpëtoni jetën dikujtë”, ka thënë Haziri në apelin e tij. ​

You Might Also Like