Në prag të këtyre zgjedhjeve, ju uroj një proces të qetë, demokratik dhe dinjitoz. Vota juaj është vendimtare për drejtimin që do ta marrë vendi ynë, sidomos në një kohë kur situata politike mbetet shumë e paqëndrueshme dhe kërkon maturi e përgjegjësi nga të gjithë ne.
Pas një reflektimi të thellë, kam vendosur që në këto zgjedhje të mos jem kandidat për deputet. Nuk e kam parë shumë të drejtë që në këtë fazë, pas një periudhe kaq të shkurtër dhe në një cikël zgjedhor të shpeshtë, të kërkoj sërish mbështetjen tuaj për veten time.
Për mua, politika ka qenë dhe mbetet një mundësi për të shërbyer, jo vetëm për të marrë një mandat politik. Gjatë angazhimit tim publik, aty ku më është dhënë mundesia, jam përpjekur të jem pranë qytetarëve, të dëgjoj dhe të kontribuoj me ndershmëri e përkushtim. Këtë rrugë do ta vazhdoj edhe më tej në kryesinë e LDK-së, apo pavarësisht roleve apo pozicioneve që do të ipen.
Sot, më shumë se kurrë Republika jonë ka nevojë për përfaqësim të denjë dhe profesional. Prandaj, ju bëj thirrje që të mbështesni kandidatët e listës së LDK-së, profesionistë me përvojë, inxhinierë, djem e vajza me përvojë institucionale, dhe kuadro të mirëfillta, të cilët janë të gatshëm të punojnë me përkushtim për shtet dhe për zhvillimin e tij.
Le të zgjedhim me përgjegjësi dhe me besim tek ata që mund të sjellin stabilitet dhe progres.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.


