Gjilan

Arbër Ismajli uron Lutfi Hazirin për nominim për kryetar komune nga LDK-ja

Të dashur përkrahës, aktivistë e struktura,
 
Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Gjilanin, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të sotmen e të ardhmen, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të mirën e bashkëqytetarëve.
Dëshirojë t’ju falënderoj të gjitha strukturave, nëndegëve, aktivistëve e qytetarëve, për angazhimin tuaj serioz për t’i dalë në pah proceseve të përbashkëta që po na presin për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë. Gëzimi, krenaria dhe dashuria për të punuar me qytetarët deri më sot, na bëri të krijojmë idealin e përbashkët që qytetarët e Gjilanit të kenë vlerë të shtuar në një shoqëri moderne.
Përgëzoj, uroj dhe u jam thellësisht mirënjohës strukturave, aktivistëve e qytetarëve për bashkëpunimin konstruktiv dhe me vlerë që kemi instaluar për interesin e përbashkët publik.
Urime kryetarit Lutfi Haziri, strukturave dhe bashkëqytetarëve për këtë proces!
Urime, Lutë. Të priftë e mbara!
 

You Might Also Like