Futboll

Arne Slot: I di pikat e forta të Dritës

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot  ka mbajtur një konferencë për gazetarë në prag të takimit me Dritën.

Drita dhe Feyenoordi do të takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Slot ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, derisa ka thënë se ata janë të vetëdijshëm se çfarë i pret.

“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standard dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi Slot ndër të tjera.

 

You Might Also Like