KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 27.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona L.Z. (2003) dhe Sh.Xh. (1994).
I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tre (3) vite e tetë (8) muaj për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar po ashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej dy (2) vit e tre (3) muaj për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like