Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Viti me datën 03.05.2023 rreth orës 02:30 në fshatin Drobesh ka ndalur për kontroll rutinore një automjet me targa vendore.
Gjatë kontrollit tek pasagjeri i këtij automjeti R.S. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e llojit Ekol e kalibrit 9 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.