Viti

NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E -II- TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Komuna e Vitisë

NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E -II- TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se mbledhja e -II- e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 28.02.2019. ( e Enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”-Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:

R e n d   d i t e

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e rregullt e KK-Vitisë
  2. Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018
  3. a) Nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për nismën e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë. c) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.
  4. Propozim për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompenzimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
  6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.
  7. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia.
  8. a) Nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Kirchhain-Gjermani në kuadër të agjendës së OKB-së për vitin 2020-2030. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për nismën e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Kirchhain-Gjermani në kuadër të agjendës së OKB-së për vitin 2020-2030. c) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Kirchhain-Gjermani në kuadër të agjendës së OKB-së për vitin 2020-2030 Viti, 22.02.2019

Zyra për Informim Publik

Read More...

Futboll

Kjo është lista e lojtarëve për ballafaqim me Flamurtarin

Read More...

OPINION

Akademiku ynë Idriz Ajeti varroset nga një grup njerëzish!

Read More...

Gjilan

Diellza Selishta uron kryetarin e ri të KVRL, Mehmet Zylfiun

Read More...

Gjilan

Haziri takon ministrin Berisha, dakordohen për zhvillimin e projekteve të përbashkëta

Read More...

Gjilan

Haziri uron kryetarin e ri të KVRL, Mehmet Zylfiu

Read More...

Gjilan

Në Gjilan, Komiteti Botëror i Paqes ndan çmimin e paqes për general Sulejman Abazit

Read More...

Viti

Në komunën e Vitisë vazhdon procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve

Read More...

Gjilan

Afër 1.000 certifikata lëshohen në muajin shkurt

Read More...

Gjilan

Në Gjilan do të implementohet projekti “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”

Read More...