Ka rënë perdja në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kurse ndeshjet e tyre këtë të diele i kanë zhvilluar dy ekipet anamoravase Bashkimi i Koretinit dhe Vllaznia e Pozharanit.
Vllaznia ka pësuar humbje të thellë në ballafaqim me Besën e Pejës, nga e cila është mposhtur me rezultat të thellë 5:2.
I njëjti rezultat ka qenë edhe në ndeshjen Bashkimi i Kortinit – Arbëria, në të cilën kanë ngadhënjyer koretinasit me rezultat 5:2.