Gjilan

Bashkpunim reciprok në lëmin e sigurisë

Gjilan, 23 janar 2019
Zëvendës Drejtori i PK-së për Rajonin e Gjilanit Nënkolonel Shaban Azizi, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, Major Alban Ramudhi, dhe zëvendëskomandanti Kapiten Naser Rrahmani kanë pritur sot në takim, Komandanti i BRSh të FSK në Gjilan Nënkoloneli Berat Shala. Eprorët e lartë tē PK-së të kanë falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e FSK, duke kërkuar edhe më tutje mbështetjen e këtij institucioni.
Duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme te FSK-së, gjatë takimit të zhvilluar, janë prezantuar rezultatet e punës së PK-së në fushën e sigurisë per vitin që lam pas si dhe është prezantuar , edhe planin dhe objektivat e punës per ket vitë.
Bashkpunimi reciprok në lëmin e sigurisë u vlerësua lartë nga të dy institucionet e sigurisë.

Nënkoloneli Berat Shala u zotua se nuk do të mungoj, përkrahje në raste të operacioneve ku duhet të kyqen të dy institucionet.

You Might Also Like