Në seancën e sotme që është kryesuar nga Naim Pira kryesues I Kuvendit kanë dhënë betimin tre këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së Ramadan Deliu, Zejnepe Osmani dhe Taibe Ramadani të cilët kanë fituar këtë të drejtë pas certifikimit nga KQZ-së
Kuvendi Komunal i Vitisë, kryesuar nga Naim Pira,kryesues ka mbajtur sot mbledhje e katërt të rregulltë ku fillimishtë si anëtarë të rinj të këtij kuvendi janë që nga sot tre anëtarë të rinjë nga radhët e LDK-së të cilët edhe kanë bërë edhe betimin. Para se të bëhet ceremonia e betimit,Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, njoftoj se Zejnepe Osmani, Taibe Ibrahimi dhe Ramadan Deliu pas certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të jenë anëtarë të rijnë të këtij kuvendi.
Si rëndom puna e kuvendit, ka nisë me pyetjet dhe shqetësimet e kuvendarve të cilët kanë parashtruar pyetje rreth problemeve të
ndryshme siq thonin ata që po i shqetsojnë qytetrët.
Në disa nga pyetjet e parashtruara në kuadër të kompetencave ë ka është përgjigjur kryetari I komunës Sokol halite kurse për disa të tjera edhe kuvendarve I janë përgjegjur drejtorët e dikgastereve përkatëse.
Megjithatë kur erdhi momenti për të miratur rendin e punës e veqmas kur Zv/kryetari Hasan Alia, propozoi që si pikë e shqyrtimit jasht rendit të ditës të hynë edhe Nisma e propozuar nga kryetari I komunës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore,dy partitë opozitare VV dhe PDK-ja lëshuan senacën kurse vetëm një keshilltarë I PDK-së ka qendruar në seancë.Largimin nga seanca ata e arsyetuan me mospajtimin për futjën në rendin e ditës për shqyrtim dhe miratim të kësaj inicijative.
Largimi nga salla u bë pasi që me shumicë votash u fut një pikë në rend të ditës që nuk ishte i paraparë. Megjithatë mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka vazhduar pasi që pati kuorum të mjaftueshëm.Kështu me shumicë votash pas diskutimit janë votuar këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e rregullt e KK-Vitisë .
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e rregullt e KK-Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi i ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01-410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë
Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019 për të cilën edhe u diskutua në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Vitisë.Kurse jashtë rendit të ditës u votua edhe Nisma e kryetarit të Komunës
së Vitisë, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore.Aziz Zuka