Futboll

Derbi Gjilani – Drita do të zhvillohet pa shikues

Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XVI-të në “Albi Mall” Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të enjten më 10 Nëntor në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

You Might Also Like