OPINION

Dita e emërtimit të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

17 NËNTOR 1994

Dita e emërtimit të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Më 17 Nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të gjithanshëm të situatës dhe kërkesave nga terreni, në mes tjerash, mori tri vendime!

1. Vendimin për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK: Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

2. Vendimin për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj: Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe

3. Vendimin për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar po atë ditë mban Nr. 11!

Kjo shifër paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive tona të armatosura!

(Marrë nga publikimi i Emrush Xhemajlit, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të LPK-së, 1987–1998.)

Zyra në Aarau (Zvicër), ku më 17 Nëntor 1994 u emërtua UÇK-ja!

Makina e shkrimit me të cilën në banesen e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali, u shkrua Komunikata e parë me Nr. 11 e UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Nëntor 2026!

You Might Also Like