Në luftë për një vend që dërgon në play-off, Klubi i Volejbollit Drita në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitore në udhëtim në Lipjan me rezultat 3-2 në sete kundër skuadrës, KV Skënderbeu.
Gjilanasit kishin fituar setin e parë dhe të tretin, derisa lipjanasit ishin më të mirë në setin e dytë dhe të katërt, andaj u desh që të luhet seti i pestë në të cilin gjilanasit ishin shumë më të mirë dhe me plotë meritë kanë shënuar fitore.
Ndeshjen e radhës KV Drita e luan në vikend në Kamenicë, kundër skuadrës, KV Forca./kryelajmi.com/.




