Futboll

Drita fiton kryendeshjen e kampionatit

Dy të parët në tabelë, Drita dhe Ballkani janë përballur në ndeshjen e drejtpërdrejtë në mes veti, në ndeshjen që ka përcaktuar se kush do të jetë i pari në tabelë. Në një ndeshje tejet interesante, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 2:1, me golat që janë shënuar bë pjesëlojën e parë.

Pas gjysmë ore lojë, Drita ka shënuar golin e parë nëpërmjet Kastriot Rexhës. Ilir Blakqori që ka shpërthyer nga e majta dhe ka harkuar për shtatlartin gjilanas, i cili është shkëputur më së larti dhe me kokë ka qëlluar këndin e epërm të Ruxhit për 1:0.

Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe Ballkani ka barazuar. Pas një shpërthimi nga djathta dhe harkimit në brendi, golashënuesi më i mirë në Kosovë, Mirlind Daku me një prekje të duhur ka futur topin në rrjetë për të barazuar në 1:1. Gëzimi i suharekasve ka zgjatur vetëm një minutë, ngase në aksionin vijues pas një aksioni të ndërtuar mirë ka qenë sërish Kastriot Rexha dhe sërish me kokë që ka futur topin në rrjetë për rezultatin 2:1 që doli të ishte vendimtar.

Në pjesëlojën e dytë Ballkani sulmoi më shumë e Drita diti të mbrohej, por rezultati mbeti i pandryshuar.

You Might Also Like