Futboll

Drita pas vazhdimeve kalon në raundin tjetër në Europa Conference League

Pas rezultatit 1:1 pas 90 minutave, ndeshja Drita – Floriana ka shkuar në vazhdime, ngase edhe në ndeshjen e parë rezultati ishte i barabartë 1 :1. Dhe me t’u nisur nga mesi i fushës, sërish topi në anën e majtë erdhi deri te Ouvuka, i cili shpërtheu në brendi, harkoi dhe Manaj, i ndihmuar edhe nga Kauan bënë që topi të futet në rrjetë për rezultatin 2 :1, i cili i shkonte për shtati ekipit të Dritës..

Ovouka gjuajti furishëm edhe në minutën 98, por topi për pak shkoi mbi transversale.

Edhe në vazhdimin e dytë, Drita diti të ruajë rezultatin e arritur dhe u kualifikua në raundin tjetër, ku përballë do të ketë ekipin nga San Marino, Tre Fiori. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like