Sportet me dorë

Drita sërish humb dramën në pesë sete, Peja kampione e Kosovës

Drita sërish nuk ia ka dalë që t’i bëjë ballë ndeshjes në pesë sete, ngase në Pejë janë mposhtur me rezultat 3:2. Pas humbjes së tretë të gjilanasve Peja është shpallur kampione për stinorin 2020/2021.

Gjilanasit e kanë nisur shumë mirë ndeshjen duke ngadhënjyer në setin e parë, por pejanët ia kanë dalë që të barazojnë.

Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka ngadhënjyer në setin e tretë me rezultat 25:20 dhe i duhej vetëm edhe një set për t’a përmbyllur ndeshjen, por kah fundi ata nisën të luajnë më dobët dhe e humbën setin me rezultat 25:18, andaj u desh që të luhet seti i pestë vendimtar.

Mysafirët shumë keq e kanë nisur këtë set dhe nuk ia dolën që të rikthehen, andaj e humbën setin me rezultat 15:4 dhe Peja me plot meritë u shpall kampione dhe festoi titullin. kryelajmi.com

You Might Also Like