Gjilan

Ka ndërruar jetë gjykatësja Emine Salihu

Gjykatësja e njohur gjilanase Emine Salihu ka ndërruar jetë në moshën 63- vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës, të cilët kanë bërë të njohur edhe kohën e varrimit. Ajo ka ndërruar jetë pas një semundje të rëndë.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme.

Në njoftimin e familjes është thënë:

Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në moshën 63- vjeçare ndërroi jetë bashkudhëtarja e jetës time, nëna e vajzave tona Dianes dhe Liridones,
Gjyqtarja Emine Salihu.

Varrimi bëhet sot me ikindi ne ora 16:30

Thellësisht të mërzitur familja Salihu nga Gjilani dhe familja Ahmedi nga Presheva.

You Might Also Like