Libri

Duke lexuar tregimin “Ela” të Muhamet Halilit

Të shkruash për tmerret që sjell lufta nuk është e thënë që t’i paraqesësh ato me tërë vrazhdësinë dhe vuajtjet që sjell ajo. Muhamet Halili me mjeshtëri ka gjetur një personazh – fëmijë, e lindur nga një vajzë e pambrojtur që kishte rënë nën kthetrat e një uniforme antinjeri, për të paraqitur të gjitha të këqijat e kësaj bote. Ela, kryepersonazh i këtij rrëfimi të shkurtë, e braktisur, jetime që se do kush megjithatë ka ëndrrat e saja që të pafuqishmit t’i bëjë me krahë, e tillë çfarë ishte nëna e saj, por edhe ushtare që të mos ketë luftë, i tillë çfarë nuk ishte babai i saj.

E kur atë e godisnin, ajo mbyll sytë dhe zhytet në ëndrrat e saja, ëndërron kujtimet e bukura për nënën që nuk e kishte parë kurrë, kurse meditimet i kishte armë e mburojë për të.

Halilit i ka mjaftuar një personazhe e njomë, që shoqëria të ndërgjegjësohet, që asaj t’i zgjas dorën, që edhe ajo të ëndërrojë e bashkudhëtojë drejt një jete të lumtur me bashkëmoshatarët e saj, megjithëse jeta kishte qenë e padrejtë me të.

Ela nuk është vetmja që pati një fat të tillë, andaj autori që me mjeshtri prek një temë kaq të ndjeshme ngre zërin për drejtësi e ndërgjegjësim.

Enver Sadiku

You Might Also Like