Futboll

Dy futbollistët e Dritës do të luajnë për kombëtaret e tyre

Futbollistët tanë, Tahiri dhe Balde të grumbulluar me ekipet kombëtare këtë muaj
Dy futbollistët e klubit tanë, FC DRITA, Ardit Tahiri dhe Prince Balde do të paraqiten me ekipet kombëtare, respektivisht Kosova u21 dhe Kombëtarja A e Liberisë.
Arditi sot pritet të zhvillojë ndeshje ndaj Andorës, kurse më 10 qeshor kundër Anglisë dhe 13 qershor kundër Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Ndërkaq, Balde do të udhëtojë më 8 qershor drejt Marocos, ku do të zhvillojë ndeshje më 13 qershor kundër Marocos në kuadër të Kupës së Afrikës.
Suksese futbollistëve tanë dhe kombëtareve.

You Might Also Like