KULTURA

ETNO  FEST   Edicioni  jubilar i 10-ti me radhë në Etno fshatin Kukaj

        ETNO  FEST   Edicioni  jubilar i 10-ti me radhë në Etno fshatin Kukaj ka filluar më 25 deri 27 Shtator 2020

Një festival ku shfaqen vlerat e mirëfillta të kulturës dhe traditës tonë shqipëtare përmes artit skenik, artistik, fotogarafive dhe traditave tjera kombëtare duke ja bashkangjitur dhe kulinarin tradicionale.

Këtë vit është viti jubilar i 10-ti me radhë ku tema qendërore është gruaja shqiptare ndër shekuj. Në festival ndër artistë dhe ekspozita të shumta merr pjesë edhe Arkitetkti dhe fotogarfi Muhamed Sadriu me 15 fotogarfi të grave të moshuara mbi 100 vjeqare e titulluar “Gratë e një kohe tjetër” (nga ekspozita e mëparshmë “Arti i rrudhave”). Në ditën e pare dhe të hapjës së festivalit prezent ishin shumë ftyra eminente nga arti, kultura dhe skena politike e Kosovës, nder tjera ishte ministrja e kulturës Vlora Dumoshi (e cila për ta nderuar festivalin dhe vlerat e tijë kishte veshur veshje kombëtare) dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ku dy politikanet mbajtën nga një fjalë rasti.

 

 

You Might Also Like