LAJME

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” prezantoi programet e studimit

Në kuadër të orientimit në karrierë, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” i ka prezantuar programet e veta Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ku janë paraqitur profesorë të të gjitha departamenteve – matematikë, gjeografi, fizikë, kimi dhe biologji.

Departamenti i matematikës

Në këtë ligjëratë, që ka zgjuar interesimin e nxënësve maturantë, është thënë se matematika është bazë e çdo shkence modern, ngase ajo zhvillon aftësi analitike dhe logjike të avancuar.

Në studimet bachelor ky departament ka programet: matematikë, matematikë financiare në banka dhe sigurime dhe shkenca kompjuterike.

Departamenti i Fizikës

Fizika studion fenomenet themelore të natyrës – nga lëvizja dhe energjia deri te struktura e universit. Ky departament ka programin e fizikës.

Departamenti i biologjisë

Biologjia ofron njohuri të thella mbi organizmat e gjallë dhe mjedisin, duke kombinuar teori dhe praktikë.

Ky departament ka programet: biologji, ekologji dhe mbrojtje të mjedisit dhe biologji molekulare

Departamenti i kimisë

Ky departament ofron studime bashkëkohore që ndërthurin teorinë me praktikën laboratorike, duke përgatitur studentët për sfidat shkencore dhe industrial.

Departamenti i kimisë ka këto programe: kimi, kimi inxhinierike, kimi ushqimore.

Departamenti i Gjeografisë

Gjeografia studion hapësirën, mjedisin dhe ndërveprimin mes njeriut dhe natyrës.

Ky departament ka programin e gjeografisë.

Secili profesor ka shpjeguar arsyet e rëndësisë së studimit në universitetin publik, me theks të veçantë në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, që ofron studime cilësore, pa pagesë, mundësi të madhe punësimi, marrje të dijes dhe karrierë të suksesshme.

Nxënësit kanë shprehur interesim të madh për këto drejtime, andaj edhe pyetjet e tyre ishin të drejtuara rreth mundësisë së studimit në këto departamente.

You Might Also Like