Gjilan

Familja Abazi përfiton donacion edhe nga LDK në Solothurn

Gjilan, 24 dhjetor 2019 – Edhe pas mbrëmjës humanitare, Pak nga ne, shumë për ata IV, e cila është mbajtur të shtunën, po vazhdojnë donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë në mbështetje ndaj familjes Abazi.

Një shumë të konsiderueshme të të hollave ka mbledhur dega e LDK’së në Zvicër, përkatësisht nëndega e Solothurn, përfaqësuesit e të cilët ia dorëzuan donacionin të martën kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gjatë ditës, kryetari Haziri ka pritur në takim falënderimi kryetarin ne degës së LDK;së atje, Ahmet Kosumi, sekretarin Mustafë Behluli dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Më pas, shuma e konsiderueshme e të hollave iu dorëzua familjes Abazi, e cila në tërmetin e Shqipërisë, humbi dy djemtë e saj, Isën dhe Shemsedinin.

You Might Also Like